Cakaj kujton Presidentin Rugovën: Përulemi me nderim përpara politikanit më të madh

Aktuale

Cakaj kujton Presidentin Rugovën: Përulemi me nderim përpara politikanit më të madh

Më: 21 janar 2020 Në ora: 23:34
Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj përkujtoi sot Presidentin Ibrahim Rugova, në 14 vjetorin e vdekjes.

“Ibrahim Rugova ka qenë intelektuali më i madh në politikë dhe politikani më i madh ndër intelektualë gjatë viteve të veprimtarisë së tij”, thekson Cakaj.

Ministri Cakaj shprehet se “pa angazhimin e drejtpërdrejtë të Rugovës, mendimet e baraspeshuara dhe vizionin afatgjatë, nuk mund të kuptohet drejt, as orientimi euroatlantik i Kosovës, as ngritja e strukturave paralele, as përpjekja për zhvillimin e demokracisë në Kosovë”.

“Sot kujtojmë jo vetëm Presidentin e Parë të Kosovës me kontribut të pashlyeshëm në historinë e saj, por edhe historinë dekadëshe të shtetndërtimit të Kosovës që s’mund të mendohet pa të”, tha Cakaj./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat