Krasniqi për bisedimet VV – LDK: Prit gomar sa të del bar!

Aktuale

Krasniqi për bisedimet VV – LDK: Prit gomar sa të del bar!

Më: 21 janar 2020 Në ora: 23:50
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook ka ironizuar me situatën aktuale politike në vend, gjegjësisht me dy partitë që dolën të parat nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Gjithë orvatjet për një koalicion të mundshëm, Krasniqi i quajti si “mahi” politike, derisa ka thënë se të gjithë po vazhdojnë të heshtin me këtë gjendje.

Ai tutje ka shtuar se ndoshta do t’iu duhet ndihma e Vuçiqit, ndërsa ka përdor edhe një thënie të popullit “Prit magar të del bar”.

Postimi i plotë:

“MAHI” POLITIKE?!

Një marrëveshje e shpejtë, e papritshme, e pa zhurmë e cila e heshti Kryeministrin e dorëhequr për hiçgjë?! I la të heshtur edhe të pa heshturit. Ndoshta pse ishte dita e të durueshmeve?! Ngjan edhe kjo?! Një ditë të gjithë bëhen të heshtur?! Mbase nuk kanë çka të thonë?!

A ishte për të heshtur, ende nuk dihet gjë?! Por kur të dihet, mbase nuk do të ketë kohë për të dërdëllitur. Apo ndoshta në ndihmë do tu vije Vuçiqi i cili atë që e pohon sot e mohon nesër.

Kështu ishte deri me sot, a do ta vazhdon zanatin e vjetër? Ku ta dish? Duhet të presim. Prit gomar deri të del bari.

Apo pasi nuk e kanë pyetur Brukselin zyrtar pse ta pyesnin e prisnin Kosovën me dy qeveri, një në shkuarje e tjetra në ardhje, e pa karrige esëll qeveritare.

Ta shohim,” nëse kemi çka të shohim?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat