"LVV– LDK me inati dhe kërcënime"

Aktuale

"LVV– LDK me inati dhe kërcënime"

Nga: M.H Më: 22 janar 2020 Në ora: 10:24
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Analisti politik, Faton Abdullahu, përmes një postimi në Facebok, ka shkruar në lidhje me gjendjen momentale të raportit LVV-LDK, duke shkruar që po vazhdojnë të mbajnë inati dhe të kërcënojnë njëra tjetre.

Abdullahu, më tej thotë që nuk është kjo sjellje mentaliteti i shqiptarëve por i këtyre dy palëve e që po e pëson Kosova.

Postimi i plotë

LV – LDK me inati dhe kërcënime

Gjendja momentale e raportit LV-LDK është, kërcënimi i ndërsjellë për ta bindur palën tjetër se propozimi i fundit nuk ishte blof. Ky kërcënim tashmë po ndodhë me trysnin e kohës kushtetuese. Kështu për ta sforcuar këtë trysni ndaj LDK-së, LV vendosi në stilin ‘tani ju tregojmë ne juve’ dhe me qëllim që kjo kohë prej 15 ditësh të fillo të rrjedhë, e dërgoj tek Presidenti kandidatin për kryeministër edhe pse pa u arritur marrëveshja. Pos kësaj mesazhi i LV mund të lexohej edhe kështu- më mirë një fund i keq se të këqijat të rrjedhin pafundësisht me LDK-n hezituese.
LDK në anën tjetër e kuptoj kërcënimin. Mu kështu si kërcënim dhe si inati e lexoj këtë reagim të LV. Prandaj pa humbur kohë LDK në stilin ‘a po mendoni që po bëjmë blof ne a? ‘ konkretisht Kryesia e saj, vendosi të përgjigjet edhe më ashpër me një lloj si ultimatumi. E shkurtuan kohën edhe më shumë nga 15 ditë të cilat LV i aktivizoj të rrjedhin, me qëndrimin ultimativ - deri në fund të kësaj jave duhet të merremi vesh po ose jo. Çfarë mentaliteti kërcënues dhe inatxhi. Nëse thotë dikush ‘tipike shqiptare’, jo them unë. Shqiptarët kanë ditur të lëshojnë pe e të mos kërcënojnë as mbajnë inat për të mirën e përgjithshme. Por këta nuk po dinë e Kosova po pëson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat