Pas Kosovës, Richard Grenell viziton Serbinë

Aktuale

Pas Kosovës, Richard Grenell viziton Serbinë

Më: 22 janar 2020 Në ora: 10:56
Richard Grenell

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën të enjten, më 23 janar.

Zyrtari amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me liderët shtetëror.

Grenell nga Kosova do të udhëtojë për në Serbi ku të premten në mëngjes do të takohet me presidentn serb Aleksandar Vuçiq.

Këtë e bëri të ditur shefi i shtetit serb me ç`rast deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të gatshme të dëgjonin kërkesat dhe problemet e Beogradit në lidhje me Kosovën.

Vuçiq i tha RTS-së nga Davos se do të takohet me Grenellin të premten në orën 08:00 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat