Haradinaj ka pritur në takim shefen e zyres së BE-së, Nataliya Apostolova

Aktuale

Haradinaj ka pritur në takim shefen e zyres së BE-së, Nataliya Apostolova

Nga: A.SH Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:59
Pamje nga takimi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim shefen e zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Haradinaj tregoi se me Nataliya Apostolova biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe vazhdimin e partneritetit në projektet e përbashkëta

Postimi në Facebook:

Prita sot në takim shefen e zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe vazhdimin e partneritetit në projektet e përbashkëta.

Theksova se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të vazhduar obligimet kontraktuale sipas MSA-së, në të gjitha etapat tona të funksionimit dhe se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, fakt ky që i mbetet BE-së të vendos në të drejtën tonë për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat