Mefail Bajqinovci ka një thirrje për Shpend Ahmetin

Aktuale

Mefail Bajqinovci ka një thirrje për Shpend Ahmetin

Nga: G.B Më: 22 janar 2020 Në ora: 13:12
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të legalizojnë pronat.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se do të ishte mirë që kryetari t’i përmbushë obligimet e të mos lejojë degradim të vazhdueshëm në qytet, ku sidomos këto vitet e fundit gjendja në Prishtinë është degraduar gjendja, përcjell Bota sot.

“Komuna duhet urgjentisht të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të krijuar kornizën e kritereve të qarta që i mbrojnë lagjet e reja nga ndërtimet pa kriter, pa infrastrukturë dhe pa kushte përcjellëse”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kryetari i Prishtinës u paska bërë thirrje qytetarëve të legalizojnë pronat. Do të ishte mirë që më parë, kryetari t'i përmbushë obligimet e tij e të mos lejojë degradim të vazhdueshëm në qytet sepse ai nuk po ja del të zbatojë ligjet përkitazi me ndërtimet dhe degradimin urban e hapsinor.
Sidomos këto dy vitet e fundit në Prishtinë gjendja është në përkeqësim e sipër.
Edhe më e rëndësishme është të kuptojmë se si po lëshohen lejet ndertimore për Lagjet luksoze, siç janë ato rreth liqenit të Badovcit.

Komuna duhet urgjentisht të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të krijuar kornizën e kritereve të qarta që i mbrojnë lagjet e reja nga ndërtimet pa kriter, pa infrastrukturë dhe pa kushte përcjellëse.

Qytetarët nuk e meritojnë t'u zhvlerësohet prona për shkak të ngathtësisë në planifikim dhe menaxhim të Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat