Vazhdon trysnia e BE-së për koalicionin, Apostolova flet nga LDK-ja!

Aktuale

Vazhdon trysnia e BE-së për koalicionin, Apostolova flet nga LDK-ja!

Më: 22 janar 2020 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Marrëveshja ndërmjet Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vënë në lëvizje edhe këtë të mërkurë ambasadat e huaja në Kosovë.

Gjatë ditë së sotme, selinë qendrore të LDK-së e vizitoi shefja e Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, Natalya Apostolova.

Mirëpo, duket se as evropianët nuk po arrijnë që t’i bindin dy partitë të finalizojnë marrëveshjen qeverisëse.

Në një prononcim për media, Apostalova ishte skeptike që sa më shpejt të krijohet Legjislativi.

“Jo nuk kemi ndonjë informacion të ri. Unë thjesht po e vizitoj partitë politike. Por, sigurisht se duam  ta shohim krijimin e Qeverisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Në mënyrë që të punojmë së bashku për agjendën evropiane”, është shprehur ajo.

Apostolova i shkon në zyrë Isa Musafës

Shefja e BE-së, Natalyia Apostolova, është duke qëndruar në selinë e LDK-së.

Kjo vizitë vjen pas vizitës së djeshme që i bëri kësaj partie, ambasadori amerikan Kosnett dhe ai britanik Abbott.

Dy partitë LDK dhe VV kanë pasur thirrje të vazhdueshme nga ndërkombëtarët që të përbyllin marrëveshjen dhe të krijojnë qeverinë e re.

Po ashtu kryeminstri në detyrë Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se me Apostolovën biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe vazhdimin e partneritetit mes Kosovës dhe BE-së.

“Theksova se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të vazhduar obligimet kontraktuale sipas MSA-së, në të gjitha etapat tona të funksionimit dhe se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, fakt ky që i mbetet BE-së të vendos në të drejtën tonë për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat