Ministri Lluka hap konferencën “Sjellja e përgjegjshme e biznesit në xehetari”

Aktuale

Ministri Lluka hap konferencën “Sjellja e përgjegjshme e biznesit në xehetari”

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:09
Konferenca “Sjellja e përgjegjshme e biznesit në xehetari”

Nën organizimin Ambasadës kanadeze në Kosovë, ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në konferencën “Sjellja e Përgjegjshme e Biznesit në Xehetari”, ku morën pjesë rreth 60 profesionistë nga sektori publik, privat dhe akademia.

Gjatë hapjes së konferencës në fjalimin e tij, Lluka ka folur rreth të arriturave në këtë sektor gjatë kohës sa ai ishte ministër i Zhvillimit Ekonomik.

“Pas më shumë se një dekade, zonat me interes të veçantë janë hapur për investime strategjike. Gjatë kësaj periudhe kemi krijuar kornizë ligjore dhe rregullatorë për investime në sektorin minerar.” tha Lluka.

Ai gjithashtu tha se për sektorin minerar, në emër të Qeverisë së Kosovës, me Qeverinë kanadeze në vitin 2018 ka nënshkruar marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve kanadeze në Kosovë dhe anasjelltas, rezultat i së cilës është aplikimi i një kompanie nga Kanada për marrjen e statutit të investitorit strategjik për investime në këtë sektor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat