Vela: “Lufta e karrigeve” mes LVV dhe LDK

Aktuale

Vela: “Lufta e karrigeve” mes LVV dhe LDK

Nga: G.B Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:28
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka thënë se përderisa LVV dhe LDK po shkëmbejnë letra e video, oferta e propozime, problemet e qytetarëve me të cilat ballafaqohen  vazhdojnë të rriten, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se pavarësisht sfidave, “lufta e karrigeve”  mes LVV-së dhe LDK-së po vazhdon në nivel absurd.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

“Lufta e karrigave” mes LVV dhe LDK

Perderisa LVV dhe LDK shkembejne letra e video, oferta e propozime, problemet me te cilat ballafaqohen qytetaret vazhdojne te rriten:
- cilesia e dobet e arsimit dhe sherbimeve publike shendetesore;
- nepotizmi, klietentelizmi dhe keqperdorimi i fondeve dhe institucioneve publike nga qeveria e ne detyre e PAN;
- negociatat me Serbine po rifillojne me angazhim aktiv te ShBAve dhe BE-se;
- ndotja e ajrit kronike dhe pakesimi i resurseve ujore...

Mbrojtja e interesave te qytetareve dhe shteterore kerkon formimin e shpejt te qeverise se re dhe veprime konkrete per te ndryshuar trajektoren e zhvillimeve. Secila vonese vetem se do te nderlikoj situaten dhe do te reduktoj kapitalin politik te qeverise se re per te realizuar ndryshime. Perkunder ketyre sfidave, “lufta e karrigeve” mes LVV e LDK po vazhdon ne nivel absurd...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat