Rreziku nga Serbia e Madhe, Berisha: Një grup horrash diskutojnë hartat e lara me gjak të Kosovës

Aktuale

Rreziku nga Serbia e Madhe, Berisha: Një grup horrash diskutojnë hartat e lara me gjak të Kosovës

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:40
Sali Berisha

Në ceremoninë e promovimit të librit ‘Kosova e rrezikuar nga Shqipëria e Madhe” ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Hashim Thaçi,  duke theksuar se një grup horrash po diskutojnë hartat e lara me gjak. Ndërsa ish-presidenti Fatmir Sejdiu, tha se Serbia e Madhe mbetet nje projekt i rrezikshëm. 

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka shëprthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama por indirekt edhe ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i cilësuar si grup horrash që bëjnë pazar mbi hartat e lara me gjak të Kosovës. 

Në ceremoninë e promovimit të librit “Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe” e studiuesit Enver Bytyçi, ish-kryeministri tha se këto pazare nuk ndodhin në shpellat e mafies, po në shtëpinë e atij që e quajti Meladini  shqipfolësit që sot mban postin e kreut të Kosovës.

Sali Berisha: Një grup banditësh, horrash, mblidhen për të diskutuar hartat e lara me gjak të Kosovës, mblidhen për të varrosur dhe zhvarrosur Isa Boletinin.

Berisha propozoi një emër të ri për librin.

Sali Berisha: Ky libër mund të quhej ndryshe "Habia shqiptare", për të mos thënë "Faqja e zezë shqiptare". Nuk kam si të mos e them unë kur një akademik i shquar amerikan shtron pyetjen: Mirë ky Edi Rama që shkelmon interesat e Kosovës, por shqiptarët si e tolerojnë këtë?

Ndërsa ish-presidenti, Fatmir Sejdiu, tha se Kosova dhe Serbia kan nevojë për dialog, por sipas tij nuk duhet pranuar fakti që shumë vende e quajnë çështje të pa mbyllur pavarësinë e Kosovës.

Serbia e Madhe, tha ai, mbetet një projekt i rrezikshëm.

Fatmir Sejdiu: Vendet e tjera aleate të Republikës së Serbisë siç është Federata Ruse dhe ndonjë vend tjetër pavarësisht se mund të ketë qenë neutrale si Kina, praktikisht janë parë si model i mosngutjes së tyre, por paralelisht edhe i nxitjes për të pasur procese retograde që do të dëmtonin Kosovën.

Autori i librit, Enver Bytyçi, tha se sot politika shqiptare  është  bërë palë me Serbinë kundër Kosovës.

Enver Bytyçi: Fillimisht kryeministri i Shqipërisë u bë palë për të përfaqësuar Kosovën në raport me Serbinë, sot pas 6 vitesh ka përfunduar palë e Serbisë kundër  Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat