Vllasi flet për atentatin: Murat Jashari nga provat e administruara del se ai e ka bërë planin detajisht me vetëdije të plotë

Aktuale

Vllasi flet për atentatin: Murat Jashari nga provat e administruara del se ai e ka bërë planin detajisht me vetëdije të plotë

Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:41
Murat Jashari, Azem Vllasi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Shtatë anëtarët e organizatës  “Syri i Popullit” janë shpallur fajtorë për veprën penale “përgatitje të veprave terroriste”dhe janë dënuar me 41vjet burgim.

Kjo organizatë drejtohej nga Murat Jashari i cili akuzohej për tentativë vrasjeje të avokatit të njohur Azem Vllasit i cili ka folur ekskluzivisht në Info Magazine.

Si e sheh ai dënimin që Gjykata i ka shqiptuar sot anëtarëve të organizztës “Syri i Popullit”?

“Vendimi i gjykatës ishte i drejtë, korrekt dhe i bazuar tërësisht në prova. Janë administruar gjatë shqyrtimit kryesor shumë prova, videoincizime, audioincizime, mbi më shumë se 10.000 faqe shkresa të ndryshme dhe janë dëgjuar afër 40 dëshmitarë. Si rezultat i kësaj është dhënë vlerësimi i gjykatës, gjetjet e gjykatës dhe vendimi për masa ndaj atyre që i shpall fajtorë”.

Vllasi në këtë intervistë ekskluzive ka ngritur dyshime nëse diagnoza për gjendjen psikike të Murat Jasharit – njeriut që akuzohej për tentim vrasjeje ndaj tij – është vërtetë e tillë ashtu siç ka konstatuar ekspertiza neuro-psikiatrike.

“A ishte vërtetë kryesori i kësaj organizate kriminele terroriste Murat Jashari ishte psiqikisht kaq i sëmurë sa të mos mund t’i kontrollonte veprimet e veta kur erdhi të kryejë atentat ndaj meje? Nga provat e administruara del se ai e ka bërë planin detajisht me vetëdije të plotë së bashku me dy ndihmës ku me njërin prej tyre ka gjetur lidhje që ta ketë qasjen më të lehtë te  unë dhe të ngjashme. Unë e kuptoj dhe nuk e fajësoj aspak as Prokurorinë dhe Gjykatën, sepse janë të obliguar që të mbështeten te gjetjet e ekspertizës neuro-psikiatrike. Ekspertiza neuro-psikiatrike për Murat Jasharin ishte sipërfaqësore dhe jo e hollësishme, sidomos për faktin se a ishte ai vërtet i vetëdijshëm kur erdhi të gjuajë ndaj meje”, tha ai.

Ai tha se atentati ndaj tij ishte vetëm fillimi i zbatimit të planit  të kësaj organizate terroriste siç e quan ai.

“Atentati ndaj meje ishte vetëm fillim i zbatimit të planit ogurzi të kësaj organizate terroriste në krye me Murat Jasharin për vrasje të personave. Ishte një plan që nuk dihet se kush është përzier aty, por ka shkaktuar kaos dhe pasiguri në Kosovë. Me këtë vendim u përmbyll kjo organizatë dhe ata që gjykata i ka gjetur fajtorë e kanë marrë dënimin që gjykata e ka vlerësuar si të drejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat