Zbulohet pse rasti i “Syrit të popullit” është i kurdisur

Aktuale

Zbulohet pse rasti i “Syrit të popullit” është i kurdisur

Nga: A.M. Më: 22 janar 2020 Në ora: 19:07
Një seancë gjyqësore ndaj grupit "Syri i Popullit".

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, e ka qujatur të kurdisur procesin gjyqësorë ndaj rastit “Syri i popullit”.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “të dënohet Murat Jashari me 10 vjet trajtim të detyrueshëm psikiatrik dhe, në të njëjtën kohë, të merren për bazë deklaratat e tij për ekzistencën e “Syrit të popullit” nuk është asgjë tjetër pos verbim i Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

Postimi i plotë:

Paradoksi i një procesi të kurdisur gjyqësor!

Të dënohet Murat Jashari me 10 vjet trajtim të detyrueshëm psikiatrik dhe, në të njëjtën kohë, të merren për bazë deklaratat e tij për ekzistencën e “Syrit të popullit” nuk është asgjë tjetër pos verbim i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe dëshmi e një procesi të kurdisur gjyqësor. Vërtet drejtësia kosovare ka nevojë të shërohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat