Emërimet e reja në PDK, ‘shpërthejnë’ pakënaqësitë: Reagon bashkëpunëtori i Kadri Veselit

Aktuale

Emërimet e reja në PDK, ‘shpërthejnë’ pakënaqësitë: Reagon bashkëpunëtori i Kadri Veselit

Më: 22 janar 2020 Në ora: 20:11
PDK

Pas emërimeve të reja në Partinë Demokratike të Kosovës, kanë ardhur edhe pakënaqësitë e para.

Është ish- këshilltari i Kadri Veselit, Nijazi Kryeziu i cili ka kritikuar emërimet e sotme.

Ai ka kritikuar partinë për demokracinë e brendshme.

Reagimi i plotë:

Kur ka zgjedhje në organizata politike rëndom, ka të zgjedhur që marrin mandate dhe përgjegjësi.

Pastaj pasojnë urimet dhe uratat për ata që zgjedhën qoftë nga zgjedhësit e tyre qoftë nga demokratët gjithandej.

Madje edhe kur emërohesh vijnë urimet !
Kur emërohesh konform vlerave e angazhimit aty ku punon e vepron.

Pjesa me e mirë e komunikatës së PDK -së, sot për emërimet e reja të drejtuesve është teksti i poshtëshënuar :

“Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzuan të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lart demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor”.

Kjo i bjen me e përgëzu vetveten, në emër të
demokratëve, pa i pyetur demokratët.

Prandaj demokratët e PDK-së janë në hall a me ju dërgu sms dhe mesazhe urimi të emëruarve privatisht !
Apo me u mat e me shkrujt publikisht, urim jo se jo sepse ky aktemrim kolektiv nuk është për urim !

#Dekadaere #zgjedhje#emrime#demokraci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat