E përsëritë Thaçi: I mbetet Kurtit të gjejë partner dhe të bëjë shumicën e mjaftueshme të votohet në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

E përsëritë Thaçi: I mbetet Kurtit të gjejë partner dhe të bëjë shumicën e mjaftueshme të votohet në Kuvendin e Kosovës

Më: 22 janar 2020 Në ora: 21:09
Albin Kurti, Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka darkuar sonte me të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Me këtë rast Thaçi përpos që falënderoi ambasadorin Grenell për vizitën e tij në Kosovë si dhe arritjen e marrëveshjes për operimin ajror Kosovë-Serbi, presidenti i vendit u pyet edhe lidhur me zhvillimet e fundit lidhur me arritjen e koalicionit VV-LDK.

Thaçi tha se me Grenell do të bisedojnë lidhur me çështjen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe jo për çështjet e brendshme.

“Natyrisht se unë kam nominuar kandidatin për kryeministër, me kërkesën e tij. Kryetarin e partisë së parë tash mbetet partive politke që të punojnë dhe atij personalisht të gjejë partner dhe të bëjë shumicën e mjaftueshëm të votohet në Kuvendin e Kosovës.Ambasadori Grenell është i ngarkuari special për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nga presidenti Trump, nuk është për çështje lokale, të brendshme politike sikur që nuk është asnjë diplomat, qoftë edhe ambasador në Prishtinë për çështjet e brendshme lokale, sepse këto janë çështje të partive politike.Ne do të bisedojmë për çështjet jetike të Kosovës si dhe kultivimin e marrëdhënieve Kosovë-ShBA dhe ky takim ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve Kosovë-Serbi”, deklaroi Thaçi.

Ndryshe ligjërisht të parit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i mbeten edhe 13 ditë në dispozicion për të propozuar kabinetin qeveritar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për votim dhe formim të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat