Agim Bahtiri: I kam thënë edhe Agim Veliut, mos bëni lojë të fëmijëve

Aktuale

Agim Bahtiri: I kam thënë edhe Agim Veliut, mos bëni lojë të fëmijëve

Më: 22 janar 2020 Në ora: 21:58
Agim Bahtiri

Agim Bahtiri nga VV’ja tha se është i zhgënjyer shumë nga dy partitë për mos arritjen e marrëveshjes.

Sipas tij janë zhgënjyer edhe votuesit e të dy palë partive por që më shumë të LDK’së siç thotë Bahtiri.

Ai në një lidhje direkte në Pressing tha se nuk ka kthim mbrapa, dhe se këto fjalë ja ka thënë edhe Agim Veliut.

“ Optimist janë kanë krejt VV’ja, dhe kemi pritur që të bëjmë shpejt Qeverinë, sepse qytetarët kanë dhënë verdiktin që këto dy parti të udhëheqin, Kjo që po ndodh më ka zhgënjyer shumë, ku i ka zhgënjyer të gjithë votuesit e LDK-VV, e më shumë të LDK. Unë i kam treguar parapamë përmes Agim Veliut  se ne nuk do të kthehemi mbrapa, sepse posti më i lartë i institucionev të shtetit nuk luhet. Kjo është një lojë e fëmijëve, mos luni më këtë pozitë, këtë porosi ja kemi dërgu Isa Mustafës përmes Agim Velit”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat