Bahtiri thotë se Thaçi do të japë dorëheqje për shkak të Speciales

Aktuale

Bahtiri thotë se Thaçi do të japë dorëheqje për shkak të Speciales

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:00
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është lidhur direkt në emisionin Pressing dhe ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të japë dorëheqje.

Në emision është e ftuar Hykmete Bajrami dhe po debatohet për krijimin e qeverisë së re.

“Nuk bën të kthehet më posti i kryeparlamentarit”, ka thënë Bahtiri.

“Po të hiqte dorë VV’ja tani nga kryeparlamentari, atëherë LDK do duhej të ia kthente përsëri pas 6 muajve”, shtoi ai.

Kur u pyet se pse pas gjashtë muajve e jo deri në përfundim të mandatit të Thaçit me 2021, Bahtiri tha se kjo për shkak të Gjykatës Speciale.

“Presidenti do të japë dorëheqje për shkak të Speciales”, shpjegoi Bahtiri.

“Thaçi edhe ashtu nuk do të mund të funksiononte në një qeverisje të udhëhequr nga Kurti” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat