Gashi: Thaçi e Veseli të ftohen nga prokurori i rastit “Syri i Popullit”

Aktuale

Gashi: Thaçi e Veseli të ftohen nga prokurori i rastit “Syri i Popullit”

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:40
Tomë Gashi

Sot janë shpallur fajtorë të akuzuarit për rastin “Syri i Popullit”, e kjo ka nxitur deklarata nga PDK që kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e kanë krijuar këtë grup, e Lëvizja Vetëvendosje që ka bërë kallëzim penal për këto deklarata.

I ftuari në emisionin Click në RTV21, avokati Tomë Gashi, deklaroi se nuk ka ndonjë mundësi që Kadri Veseli e Hashim Thaçi të dijnë se “Syri i Popullit” ka qenë krahu i armatosur i Vetëvendosjes. Po të ishte kështu sipas Gashit, sot vendimin maksimal për veprimtari terroriste është dashur ta marrë Albin Kurti, e një vendim të ngjashëm me të edhe Glauk Konjufca.

“Meqenëse ata nuk janë ftu as në cilësinë e dëshmitarëve, dhe meqenëse janë aludime të kota, por problemi është se nuk po i thonjë këto te Learti, por para gjyqtarëve”, ka deklaruar Gashi. Sipas tij prokurori i këtij rasti, Sylë Hoxha, ka obligim që t’i ftojë edhe Hashim Thaçin e edhe Kadri Veselin që ata t’i japin sqarimet se pse ata paskan dijeni që ky grup janë krah i armatosur i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi thekson se nëse ata nuk e bindin prokurorin se me të vërtetë Lëvizja Vetëvendosje qenka e tillë, saqë ka edhe ushtarë të tillë që vrasin, prejnë e grijnë në emër të tyre, atëherë vepra penale e tyre është e vërtetuar në bazë të kallëzimit penal të Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat