Anëtari i VV-së i përgjigjet Muhaxherit: Lëshimin pe e keni bë konop, Glauku nuk tërhiqet!

Aktuale

Anëtari i VV-së i përgjigjet Muhaxherit: Lëshimin pe e keni bë konop, Glauku nuk tërhiqet!

Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Gazmend Muhaxheri ka deklaruar sot se LDK është duke pritur reflektimin e Lëvizjes Vetëvendosje, karshi ofertës së tyre.Kryetari i Pejës madje ka thënë se do ta presin Albin Kurtin deri të dielën, dhe në rast se nuk ka përgjigje pozitive, LDK do të tërhiqet nga bisedimet me Vetëvendosjen.
Por, bashkëvendasi i Muhaxherit, Ali Lajçi ka qenë i prerë se Glauk Konjufca nuk do të tërhiqet nga posti i kryetarit të parlamentit.

Në një intervistë, Lajçi i ka bërë me dije LDK-së se nuk bën të luaj me institucione.“Me e heq Glaukun nuk është solucion. Është hap edhe juridik, edhe politik i koalicionit. Ata duhet me e marrë vesh, me i lexu gjërat kushtetuese, e di që ata e kanë bukur gazep këtë punë. Unë jam për zgjidhje dhe jo zgjedhje, por dy variantet janë të hapura, dyjat kanë vend edhe zgjedhjet edhe zgjidhjet. Le të gjejnë rrugë gjithsesi. Këtë far peni po e bejnë konop. Prandaj LDK-ja ta dij se nuk ka lojë me institucione. Nëse don LDK-ja le ti heq votat e veta dhe nënkryetarin dhe ne smund ta ndalim. Bëhet fjalë për institucionin, jo për njerëzit tash nuk prishet kjo” ka thënë Lajçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat