Fotoja që sqaron gjithçka: Agim Veliu e “ha me sy” Vjosa Osmanin

Aktuale

Fotoja që sqaron gjithçka: Agim Veliu e “ha me sy” Vjosa Osmanin

Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:48
Fotoja që sqaron gjithçka: Agim Veliu e “ha me sy” Vjosa Osmanin

Në konakun e LDK-së, sot qëndroi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Kësisoji në LDK, të paktën nga pamjet që u publikuan shihet se sot mbretëroi një atmosferë shumë e mirë dhe shumë miqësori. Por një shkëndijë e vjetër që u ndez disa ditë më parë do të dilte sërish në pah.

Dy nënkryetarët e kësaj partie, Vjosa Osmani e Agim Veliu si duket nuk i kanë tejkaluar ende përplasjet që i kishin nisur vetëm disa ditë më parë.  Gazetarëve nuk u ka shpëtuar një detaj nga takimi me Grenell i dy nënkryetarëve të LDK-së, tashmë të “shndërruar” në armiq. Siç mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme, derisa nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e buzëqeshur po bisedonte me ambasadorin Grenell, Agim Veliu me majë të syrit i bën një shikim të çuditshëm.

Image

Mbase kjo mund të jetë indikacion se Osmani dhe Veliu nuk i kanë tejkaluar ende inatet pas përplasjeve në distancë që  kishin lidhur me përpjekjet për një marrëveshje bashkëqeverisjeje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kujtojmë se Grenell sot ka zhvilluar takime me krerë të institucioneve dhe të partive politike, të cilëve u ka dhënë mesazhin e njëjtë. Grenell theksoi se Amerika është e interesuar që taksa ndaj Serbisë të hiqet dhe dialogu të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat