I dërguari i Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Richard Grenell ka thënë se Kosova duhet ta heq taksën ndaj produkteve serbe dhe Serbia të ndalon fushatën ndaj Kosovës.
Për heqjen e taksës ka reaguar edhe eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu.
Përmes një postimi në Facebook, Gërxhaliu thotë se po të kishim politikanë vizionar e të dhishëm sot u dashtë me “armatos” Grenellin para udhëtimit në Beograd me heqjen e taksës.
Kjo për faktin që me dëshmu fuqinë e tij në takime por edhe të forcohet pozicionimi i SHBA-së në rajon dhe Evropë.
Postimi i plotë:
Sikur Kosova të kishte politikan të dijes dhe vizionar që luftojn për shtet e jo për pushtet për hirë të kontributit të dhënë nga SHBA-të dhe shtetet mike Evropiane për qlirimin dhe Pamvarësin e Republikes së Kosovës sot Ambasadorin e SHBA-ve ne Gjermani e kishim armatos me hjekjen e takses para udhetimit ne Beograd, me qellim të fuqizimit te pozites së tij negocuese me krerë politik në atë vend.
Të deshmohet fuqia e ti në takime por edhe të forcohet pozicioni i SHBA-be në rajon, Evropë e më gjërë.
E tek ne politikanet luten të jetojë e kaluara e ngulfatet ardhmeria e Republikes së Kosovës.