Bajqinovci i VV-së: Me SHBA-në s’mund të jetë askush që e vjedhë vendin e vet!

Aktuale

Bajqinovci i VV-së: Me SHBA-në s’mund të jetë askush që e vjedhë vendin e vet!

Më: 23 janar 2020 Në ora: 21:04
Mefail Bajqinovci

Me SHBA-në nuk mund të jesh thjeshtë dhe vetëm duke propaganduar zëshëm amerikanizmin e X a Y lideri a partie.

Kështu e nis shkrimin e tij në Facebook deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci.

Ai thotë se me SHBA-në nuk mund të jetë dikush që e vjedh vendin e vet, por me SHBA-në janë ata që besojnë në demokraci, sovranitet popullor, në dinjitet, Kushtetutë dhe ligj.

Postimi i plotë:

Me SHBA’në nuk mund të jesh thjeshtë dhe vetëm duke propaganduar zëshëm amerikanizmin e X a Y lideri a partie. As duke luajtur me ta, apo duke gënjyer. Me SHBA’në s’mund të jetë askush që e vjedhë vendin e vet. Me Amerikën janë ata që s’e kanë gojën plotë Amerikë, por besojnë në demokraci, në sovranitet popullor, në dinjitet, të drejta e liri themelore të njeriut, në Kushtetutë e në ligj, në zhvillim meritokratik njerëzor duke rritur e inkurajuar punën, dijen e talentin. Në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje më së paku abuzon me amerikanizmin sepse beson më së shumti në vlera, parime e principe mbi të cilat është ngritur aleati jonë më i madh. Edhe sot, nga agjenda e mesazhet e ambasadorit Grenell, kuptojmë se Amerika dëshiron kultivimin e demokracisë, sundimit të ligjit e zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit e rajonit tonë.

Politika e Kosovës, deri më tani, nuk i ka zbatuar sa e si duhet principet e mesazhet e aleatit tonë për reforma, për zhvillim demokratik e institucional, për rritje ekonomike dhe punësim. Partneriteti i Kosovës me SHBA’në duhet thelluar në dimensionin e vlerave të përbashkëta. Këtë nuk mund ta bëjnë ata që deri sot partneritetin me SHBA’në, e kanë parë me oportunizëm personal e klanor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat