Vëzhguesit e BE-së publikojnë raportin final për zgjedhjet e 6 tetorit - Bota Sot
Vëzhguesit e BE-së publikojnë raportin final për zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Vëzhguesit e BE-së publikojnë raportin final për zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 24 janar 2020 Në ora: 10:21
Viola von Cramon-Taubade

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian vlerëson se zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë kanë qenë të administruara mirë dhe transparente, por që procesi i numërimit vuri në pah disa probleme të cilat duhet të adresohen në reformën zgjedhore në Kosovë.

Në raportin final të cilin vëzhguesit evropian e publikuan sot mes tjerash u tha se ka pasur keqpërdorim të resursve publike dhe mungesë të transparencës në financimin e fushatës nga partitë politike.

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, njëherit deputete e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubade, theksoi presionin në zonat e banuara nga komuniteti serb për të votuar një parti të caktuar.

Krahas saj ajo theksoi se kredibiliteti i numërimit të votave dhe vonesat në certifikim janë bërë nga mos marrja e vendimeve me kohë të KQZ-së dhe kundërthëniet e vendimeve mes Gjykatës Supreme dhe PZAP.

Deputetja. Viola von Cramon-Taubade i paraqiti edhe 23 rekomandime për reformën zgjedhore në Kosovë, që sipas saj do të përmirësonin zgjedhjet në vend./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat