Vela tregon rrugëdaljet e mundshme nga 'pat' pozicioni mes LVV dhe LDK

Aktuale

Vela tregon rrugëdaljet e mundshme nga 'pat' pozicioni mes LVV dhe LDK

Nga: G.B Më: 24 janar 2020 Në ora: 11:48
Blerim Vela

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka dhënë 3 opsione për arritjen e koalicionit LVV-LDK, përcjell Bota sot.

Si rrugëdalje e parë ai ka thënë se duhet të merret parasysh propozimi i LDK-së për udhëheqjen e përkohshme të Kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit, të propozuar nga LDK.

Nëse e refuzon këtë VV, atëherë ajo duhet të bëjë një propozim të ri për ndarjen e përgjegjësive dhe numrit të ministrive, në favor të LDK-së.

Si opsion të tretë, Vela e sheh deklarimin e dështimit të negociatave në mes të LVV-LDK dhe të shqyrtohen opsionet tjera për formimin e qeverisë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Rrugedaljet e mundshme nga "pat" pozicioni mes LVV dhe LDK

Opsioni 1: Te merret parasysh propozimi i LDK me disa modifikime per udheheqjen e perkohshme te Kuvendit deri ne zgjedhjen e Presidentit te propozuar nga LDK. Se pari, LVV ne secilin opsion duhet te kete 2 anetare te Kryesise se Kuvendit te Kosoves. Se dyti, zgjedhja e qeverise duhet ti paraprije doreheqjes se kryetarit aktual te Kuvendit nga rradhet e LVV dhe zgjedhje se atij/asaj te propozuar nga LDK. Po ashtu, zgjedhjes se Presidentit te propozuar nga LDK duhet ti paraprij doreheqja e kryetarit te Kuvendit nga rradhet e LDK dhe (ri)zgjedhja e kryetarit/es te Kuvendit nga rradhet e LVV. Ndarja e ministrive mbetet e njejte - sipas marreveshjes ekzistuese 5+5.

Opsioni 2: Nese LVV refuzon propozimin e LDK per udheheqjen e perkohshme te Kuvendit nga ana e tyre, atehere eshte pergjegjesi e LVV qe te beje propozim te ri per rindarjen e pergjegjesive dhe numrit te ministrive ne favor te LDK-se ne kuader te qeverise me 12 ministri. LDK duhet te udheheqe me shume ministri se LVV ne kembim te mbajtjes se Kryetarit te Kuvendit nga ana e LVV deri ne zgjedhjen e Presidentit te propozuar nga LDK. Pas zgjedhjes se Presidentit, ndarja e ministrive mes LVV dhe LDK duhet te kthehet ne formulen 5+5.

Opsioni 3: Te deklarohet sa me pare deshtimi i negociatave mes LVV dhe LDK, ne menyre qe te shqyrtohen mundesite per formula tjera per formimin e qeverise para se te shkohet ne zgjedhjet e reja. Kjo perfshine mundesine e formimit te qeverise me format me te gjere politike, qeverise teknike apo asaj te minorances. Te gjitha kete opsione do te jene zgjidhje te perkohshme dhe duhet te kene agjende te qarte te veprimeve reformuese dhe politike.

Cdo vonese ne gjetjen e zgjedhjes se pranueshme nga dy palet nenkupton venien e interesave te partise mbi atyre te vendit. Vizita e Ambasadorit Grenell duhet te sherbej si rikujtim per detyrat e rendesishme qe e presin qeverine e re ne mbrojtjen e interesave te vendit. Eshte pergjegjesi kryekeput e LVV dhe LDK qe te bejne kete gje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat