Pas linjës ajrore do ketë edhe linjë hekurudhore Prishtinë-Beograd

Aktuale

Pas linjës ajrore do ketë edhe linjë hekurudhore Prishtinë-Beograd

Më: 24 janar 2020 Në ora: 13:17
Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka reaguar pas vizitës që Richard Grenell ka zhvilluar sot atje.

Ambasada njofton se marrëveshja e dytë mes vendeve pas asaj ajrore do të jetë për hapjen e linjës hekurudhore.

“Në vazhdën e marrëveshjes ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Grenell njoftoi sot se do të ketë një marrëveshje edhe për transportin hekurudhor. Detajet do negociohen në Berlin të hënën”.

Këtë marrëveshje  e kanë njoftuar sot në konferencën për media edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq si dhe ambasadori Grenell.

Ata kanë lënë të kuptohet se ka marrëveshje në parim, dhe se detajet tjera do të diskutohen në vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat