Ish-agjenti i SHIK-ut i zbulon vendet e takimeve të Baton Haxhiut me Stanishiqin, ja ku i dorëzonte dokumentet, fol Baton se nuk të vret Thaçi... - Bota Sot
Ish-agjenti i SHIK-ut i zbulon vendet e takimeve të Baton Haxhiut me Stanishiqin, ja ku i dorëzonte dokumentet, fol Baton se nuk të vret Thaçi...

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut i zbulon vendet e takimeve të Baton Haxhiut me Stanishiqin, ja ku i dorëzonte dokumentet, fol Baton se nuk të vret Thaçi...

Nga: N.Sh Më: 24 janar 2020 Në ora: 14:55
Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi

Menjëherë pas deklaratës së Baton Haxhiut se është takuar vetëm njëherë me Jovisa Stanishiqin, ka ardhur reagimi nga ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari e ka quajtur gënjeshtër këtë deklaratë të Haxhiut, ku tha se është takuar në Hotelin Narcis në Brezovicë disa herë me Stanishiqin.

Përmes një postimi në Facebook, Miftari thekson se, në ato takime ka qenë prezent edhe një shqiptar, duke i thënë Batonit që të tregon pasi nuk e vret Hashim Thaçi.

Tutje Miftari thekson se ka mijëra qindra telefonike dhe shkresa konfidenciale të Batonit me Stanishiqin dhe UDB-në.

Miftari edhe tregon vendet se ku i kishte dorëzuar Baton Haxhiu ato shkresa.

Postimi i plotë:

Deklarata e Baton Haxhiut, se është takuar vetëm një herë me shefin e strukturave serbe, Jovica Stanishiqin.

-------------

Është një gënjeshtër e kulluar e POSTJERIT vetëm në Brezovicë në Hotelin Narcis është takuar disa herë me Ivica Stanishiçin, një herë në ato takime ka qenë prezent edhe një shqiptar tjetër le ta tregon Batoni vet emrin e tij se nuk e vret Thaçi sot.

Sa për biseda telefonike me Stanishiçin dhe UDB janë me mijëra dhe qindra telefonata dhe shkresa konfidenciale që i dorëzonte në zyret e UDB, zyra këto ish godina qendrore e SUPK kati i dytë dhe takimet në katin ma të lart të ish-Bankës të Lubjanës "RESTIRANTI" ishte farsë aj kat kishte funksion të dyfishtë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat