Detajet e marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd, ja ku negociohen

Aktuale

Detajet e marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd, ja ku negociohen

Më: 24 janar 2020 Në ora: 17:32
Richard Grenell

I dërguar special i Trumpit për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, ka shpjeguar se marrëveshja për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd është arritur në parim, dhe se tani mbetet puna e dakordimit të detajeve, dhe kjo do të nis prej të hënës, në Berlin, në nivel ekspertësh.

Ai ka thënë se pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, ky është një tjetër hap i rëndësishëm pozitiv, ndërsa ka thënë se pret që konkludimi dhe zbatimi i të dy marrëveshjeve të bëhet sa më parë që të jetë e mundur, por nuk ka dashur të jap data apo afate.

Ai ka thënë se pajtimin e palës së Kosovës e ka marrë gjatë takimeve në Prishtinë, por se lajmin nuk ka mundur ta bëjë publik pa e marrë edhe pajtimin e palës serbe në Beograd, dhe kjo është arsyeja pse lajmi u bë i ditur sot, nga Beogradi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat