Kërcënohen LDK dhe VV: Formoni qeverinë e re ose lëshoni rrugë...

Aktuale

Kërcënohen LDK dhe VV: Formoni qeverinë e re ose lëshoni rrugë...

Nga: V.R Më: 24 janar 2020 Në ora: 17:48
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, vështirë të arrijnë një marrëveshje nëpërmjet së cilës do të krijohet qeveria e re.

Kësisoj, kanë bërë që të ketë shumë reagime, ndonjëherë edhe reagime të ashpra.

Fjala vjen, ish-pjesëtari i UCK-së, sot veprimtar në SHBA, Uk Lushi, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se LDK-ja dhe LVV-ja duhet ta formojnë Qeverinë e re sa më parë ose të lëshojnë udhë.

Sipas tij, është shpenëzuar kohë me vogëlsira dhe politika të vogla. Kosova ka envojë për pjekuri, përgjegjësi dhe unitet.

Postimi plotë:

LVV dhe LDK duhet ta formojnë Qeverinë e Re sa më parë ose të lëshojnë udhë. Kemi shpenzuar shumë kohë me vogëlsira dhe politika të vogla. Kosova ka nevojë për pjekuri, përgjegjësi dhe unitet. Jemi në momentum kur Amerika është serioze që të përmbyllë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi njëherë e përgjithmonë. Momentumi aktual duhet të shfrytëzohet dhe normalizimi të kryhet mes shqiptarëve, serbëve, Amerikës dhe disa fuqive europiane. Nëse vazhdon zvarritja, atëherë do të kemi Konferencë Ndërkombëtare në llojin e një "Dejtoni të Ri" ku do të përfshihen edhe fuqi që nuk ja duan të mirën Kosovës si Rusia dhe mbase Kina. Ose edhe më keq, nëse përpjekjet amerikane për ta finalizuar Kosovën shtet dështojnë, atëherë sipas të gjitha gjasave ky rezultat do të jetë më i keqi i mundshëm për Kosovën.

Nënshkruajeni marrëveshjen për qeveri dhe tregoni që jeni liderë që mbi gjithçka e keni Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat