Mësimdhënësi që kërcënoi Lladrovcin për një vend pune: Burri nuk e han fjalën - Bota Sot
Mësimdhënësi që kërcënoi Lladrovcin për një vend pune: Burri nuk e han fjalën

Aktuale

Mësimdhënësi që kërcënoi Lladrovcin për një vend pune: Burri nuk e han fjalën

Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:19
Ramiz Lladrovci

Remzi Gërguri, ish-mësimdhënësi i cili kërcënoi me jetë kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin ka thënë se ky i fundit po i han fjaltë e veta.

“Po i han fjaltë e veta, burri se han fjalën, burri ështe burrë. Unë jam kanë ushtar me vlla të tij, dhe ligji neve na mundëson kur jemi një me një, na kemi të drejtë punësimi, si veteran kemi përparësi”, ka deklaruar Gërguri.

Gërgui u dënua sot me gjashtë muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për kërcënimin me jetë ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Media kishte raportuar i pari për këtë rast, duke u thirrur në burime brenda Komunës së Drenasit.

Më pas edhe vetë kryetari Lladrovci e kishte konfirmuar kërcënimin për të cilin kishte thënë se i kishte ardhur përmes rrjetit social Viber.

Gërguri i kishte shkruar Lladrovcit, se ‘do të shkojë gjaku deri në gu’ nëse nuk rikthhet konkursi për mësimdhënës të jashtëm, që t’i jepej edhe atij mundësia për konkurim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat