Dëshmi e fuqishme që Edi Rama ishte i përfshirë në ndarjen e Kosovës

Aktuale

Dëshmi e fuqishme që Edi Rama ishte i përfshirë në ndarjen e Kosovës

Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:25
Edi Rama

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë mbrëmë ka folur për raportin e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Haradinaj përmendi edhe padinë e bërë ndaj tij nga kryeministri Rama, duke thënë se ky i fundit ka lobuar për ndarjen e Kosovës.

“U kërkoj falje popullit shqiptar. Padia e Ramës është një akt i turpshëm. Ai ka qenë ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës”, tha Haradinaj.

Po ju insitoni që ai ka qenë pro ndarjes sepse Rama nuk ka një qëndrim konkret- e pyeti gazetarja.

“Po ai ka qenë pro ndarjes. E ka thënë qartë në një emision që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, Haradinaj shtoi se Rama me pafytyrësi bëri padi ndaj tij.

“Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe pafytyrësi bëri padinë i cili është akt i turpshëm”, tha Haradinaj.

E një deklaratë e tillë e Haradinajt mbështetët fuqishëm bazuar në një intervistë të Edi Ramës më 21 mars të vitit të kaluar.

Prestigjozja zvicerane “Neue Zuercher Zeitung” i kishte kushtuar një shkrim situatës politike në rajon, teksa shkruan se Beogradi dhe Prishtina të bien dakord për një marrëveshje.

“Neue Zuercher Zeitung” i kishte kushtuar një shkrim situatës politike në rajon. Ndërsa, gazetari Andreas Reich, shkruante se:

Për momentin nuk ka asnjë ditë në Ballkanin Perëndimor ku politikanët të mos komentojnë një shkëmbim të mundshëm territorial mes Kosovës dhe Serbisë, kjo mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që do i jepte fund konfliktit të gjatë dhjetëvjeçar. Për vite të tëra, Perëndimi nuk i pranoi kategorikisht ndryshimet kufitare në Ballkan. Megjithatë, për disa muaj, gjithnjë e më shumë vende të BE dhe Shtetet e Bashkuara duket se po largohen nga ky qëndrim: gjëja kryesore është që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord për një marrëveshje.

Gazetari thekson se edhe kryeministri Edi Rama është gjithashtu i hapur për një ndryshim të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është një gjë e natyrshme”, thoshte Rama në intervistë për NZZ. Sipas tij, edhe kufijtë e Kosovës me Malin e Zi dhe Maqedoninë janë ripërcaktuar në vitet e fundit.

Në të njëjtën kohë, Rama thekson se Shqipëria nuk është e përfshirë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. ‘Se si duhet të jetë marrëveshja, këtë duhet ta vendosin Kosova dhe Serbia’.

Por si mund të jetë kufiri i ri? Rama këtu bën një kufizim: ‘Kufijtë etnikë duhet të shmangen në mënyrë absolute’. Megjithatë, ai nuk e përcakton më tej se çfarë quan një ndryshim natyral të kufirit. Për një gjë është i sigurt: Shqipëria do mbështesë çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e BE dhe SHBA. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat