Selimi, Ramës: Me padi ndaj Haradinajt po i ndihmon Vuçiqit, do ta humbësh betejën juridike siç e humbe atë politike - Bota Sot
Selimi, Ramës: Me padi ndaj Haradinajt po i ndihmon Vuçiqit, do ta humbësh betejën juridike siç e humbe atë politike

Aktuale

Selimi, Ramës: Me padi ndaj Haradinajt po i ndihmon Vuçiqit, do ta humbësh betejën juridike siç e humbe atë politike

Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:44
Edi Rama

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, Selm Selimi, e ka quajtur padinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, drejtuar Haradinajt, diverzion politik dhe se me të i ndihmon vetëm presidentit të Serbisë, Alexandër Vuçiq.

“Padia e @ediramaal ndaj @haradinajramush është një diverzion politik prej problemeve reale”, shkruan Selimi në twitter.

Ai ka thënë se me këtë padi i ndihmohet Alexandër Vuçiqit në zgjedhje.

“Nuk ka nevojë që me padi t’i ndihmohet @avucic në zgjedhje”, ka shkruar Selimi.

Në fund, Selimi i premtoi Ramës se ashtu si e humbi betejën politike do ta humbë edhe atë juridike.

“Ashtu si e humbi betejën politike do t’a humb edhe atë juridike. Prej #Konispoli deri në Vërmos ju kemi vëllezër e motra!”, ka përfunduar Selimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat