“Grenell urgjentisht t’i jep ultimatum Vuçiqit”

Aktuale

“Grenell urgjentisht t’i jep ultimatum Vuçiqit”

Nga: A.ZH Më: 24 janar 2020 Në ora: 20:01
Richard Grenell dhe Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit special nga Donald Trump për Kosovën, Richard Grenell, se taksa ndaj produkteve serbe është ekonomike.

Kurti në një postim në Facebook, ka thënë se taksa ndaj Serbisë, është politike dhe shërben për të ndalur fushatën “agresive” serbe ndaj Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga Grenell që t’i japë ultimatum presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që të ndalojë lobimin kundër Kosovës, të kërkojë falje për gjenocidin serb ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë dhe ta njohë sovranitetin e Kosovës.

Postimi i Kurtit:

Mr. R. Grenell, taksa 100% ndaj produkteve serbe nuk është ekonomike por është politike- dhe shërben për ta ndalur fushatën agresive serbe ndaj shtetit tonë të ri dhe fragjil.

Ju duhet urgjentisht ti jepni ultimatium Vuçiqit, sëpari ta ndalojë lobimin kundër Kosovës, të kërkojë falje për gjenocidin serb ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë dhe ta njohë sovranitetin e Kosovës.

Si dhe sa shpejt mund të arrihet një gjë e tillë, mësoni nga veprimet e Republikanëve të Kosovës dhe ata të Serbisë.

I know the USA can.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat