Nga Amerika vjen porosia për Kosovën: Mos humbsni kohë!

Aktuale

Nga Amerika vjen porosia për Kosovën: Mos humbsni kohë!

Nga: A.ZH Më: 24 janar 2020 Në ora: 20:06
Pamje nga Prishtina

Shefi i ri i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell Fontelles, ka deklaruar së fundmi se ai synon rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Duke komentuar këtë deklaratë, profesori amerikan Alon Ben-Meir, ka kujtuar faktin që Borrell është zyrtar nga Spanja, vend ky që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ben-Meir ka theksuar se Kosova nuk duhet të humbë kohë.

“Shefi i ri i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell Fontelles nga Spanja, një vend që ende nuk e ka njohur Kosovën si të pavarur, tha se qëllimi i mandatit të tij është ringjallja e dialogut të mes udhëheqësit në Prishtinë dhe në Beograd. Kosova duhet të krijojë konferencë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mos humbasë kohë”, ka shkruar profesori amerikan në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat