Gazetari shqiptar: VV-ja e dënuar t’iu qëndrojë besnike atyre që …

Aktuale

Gazetari shqiptar: VV-ja e dënuar t’iu qëndrojë besnike atyre që …

Nga: A.ZH Më: 24 janar 2020 Në ora: 20:11
Andi Bushati

Gazetari nga Shqipëria Andi Bushati, ka folur për mundësinë e krijimit të koalicionit qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se sa më shumë rrezikohen marrëdhëniet me LDK-në, aq më tepër shtohen zërat që i kërkojnë Vetëvendosjes të bëjë edhe një tërheqje apo lëshim, në emër të pushtetit.

Por, Vetëvendosje, sipas Bushatit, duhet t’i qëndrojë besnike votuesve të saj, përcjell Bota sot.

Bushati në një postim në Facebook, ka shkruar se si e tillë, Vetëvendosje ka më shumë vlerë si pakicë koherente, se sa si një shumicë e tradhtuar.

“Sa më shumë rrezikohen marrëdhëniet me LDK, aq më tepër shtohen zërat që i kërkojnë Vetëvendosjes të bëjë edhe një tërheqje apo lëshim, në emër të pushtetit. Por, VV është e dënuar t’i qëndrojë besnike vullnetit të atyre që e kanë mbështetur deri tani, para sirenave që e ftojnë për t'u transformuar në emër të qeverisjes. Si e tillë, ajo ka më shumë vlerë si pakicë koherente, sesa si një shumicë e tradhtuar”, ka shkruar Andi Bushati në llogarinë e tij në Facebok./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat