E pabesueshme: Ish-deputetja e PDK-së themeluese e LDK-së në Malishevë, publikohen pamjet e rralla

Aktuale

E pabesueshme: Ish-deputetja e PDK-së themeluese e LDK-së në Malishevë, publikohen pamjet e rralla

Nga: N.H Më: 24 janar 2020 Në ora: 22:17
30 vjetori i LDK-së, Dega në Malishevë!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Hasime Mazreku-Krasniqi, ishte njëra nga themelueset e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Malishevë.

Imazhet e rralla janë publikuar nga veprimtari i LDK-së, Cen Desku, në 30 vjetorin e themelimit të këtij subjekti.

Përveç Hasime Mazreku-Krasniqit, aty shihet edhe ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, tani kryetar i degës së PDK-së në Malishevë.

Ja shkrimi i Deskut:

30 vjetori i LDK-së, Dega në Malishevë!
Më 24 Janar 1990, u themelua Këshilli Nismëtar i LDK-së, Dega në Malishevë!
Themeluesit: Isni Kilaj, Jusuf Bytyçi, Hasime Mazreku, Bajram Berisha, Bejtullah Kryeziu, Besnik Krasniqi dhe Cen Desku.
( Në foto; Cen Desku, Hasime Mazreku, Sokol Kryeziu, Isni Kryeziu dhe Isni Kilaj, në Kuvendin e parë Zgjedhor në Bellanicë).
Urime 30 vjetori!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat