Anëtari i kryesisë së LDK-së: VV-së nuk i kemi kërkuar asgjë, ajo nuk po e koncepton modelin e propozuar nga ne!

Aktuale

Anëtari i kryesisë së LDK-së: VV-së nuk i kemi kërkuar asgjë, ajo nuk po e koncepton modelin e propozuar nga ne!

Më: 24 janar 2020 Në ora: 22:29
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Anëtari i kryesisë së LDK-së Kujtim Shala ka mohuar se i dërguar special i presidentit të SHAB-së Donald Trump, Richard Grenell ka bërë presion ndaj tyre për krijimin e koalicionit qeverisës me VV-në.

Shala, tha se temë diskutimi me Grenell ka qenë ekonomia e vendit dhe koncepti i LDK-së për tregun.

“Nuk ka pasur presion për krijimin e qeverisë. Thelbi i bisedës ka qenë zhvillimi ekonomik, koncepti i LDK-së për tregun, raportet e institucioneve të reja të Kosovës me bizneset dhe tema të kësaj natyre”, u shpreh ai.

Ndërkaq i pyetur se çfarë po e pengon arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me VV-në, Shala tha se partia e pretendetit për Kryeministër Albin Kurti nuk e ka kuptuar deri më tani modelin e propozuar nga LDK, dhe ky sipas tij është probremi thelbësor.

“Unë mendoj që problemi themelor është konceptual, sepse Lëvizja Vetëvendosje ska arritur të konceptojë deri në fund modeli që e kemi propozuar ne. Ajo që poropozojmë ne është pushteti propercional, pra si mjet që të zgjidhim problemet për të cilat jemi dakordaur edhe sipas plan programit. Ndërsa Vetëvendosje vazhdimisht ka propozuar varjante të reja, por ne jemi ende tek propozimi i parë”,u shpreh Shala, duke shtuar se “nëse e shikoni me kujdes, modelin qe e kemi dhënë ne është për një pushtet të balancuar.”

Tutje, ai u shpreh se LDK nuk i ka kërkuar pushtet në qeveri VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat