LAJMI I FUNDIT: LDK dhe Vetëvendosje takohen fshehtë, pritet të arrihet marrëveshja - zbulohet vendi

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: LDK dhe Vetëvendosje takohen fshehtë, pritet të arrihet marrëveshja - zbulohet vendi

Më: 24 janar 2020 Në ora: 22:38
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

(E plotësuar) - Para disa orësh në shtëpinë e Isa Mustafës mësohet se janë mbledhur dy subjektet politike, bashkë me krerët e tyre, Mustafën dhe Kurtin, duke negociuar për një marrëveshje përfundimtare, si përpjekje e fundit e tyre.

Nuk dihet nëse LDK-ja do të dorëzohet sonte përballë presionit publik të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka bërë përpjekje që ta dominoi tërë debatin rreth negociatave të tyre.

Burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje  kanë konfirmuar se cilat janë 6 pikat e Kurtit për Isa Mustafën.

Në poshtë mund t’i lexoni 6 pikat e Albin Kurtit për Isa Mustafën:

1. Meqë tashmë është zgjedhur kryeparlamentari, VV mund të bëjë si kompromis ndarjen e mandatit të tij në dy pjesë, dy vite VV dhe dy vite LDK me interpretimin se 2 me 2 do ta bënte më serioze rokadën dhe më dinjitoze mbajtjen e pozitës qoftë nga i pari e qoftë nga i dyti. Sipas Vetëvendosjes 1 me 3 është mungesë konsiderate për funksionin e Kryparlamentarit dhe për cilindo që mendohet me atë detyrë.

2. Në ndërkohë, meqë konsiderohet se gjatë këtyre dy viteve VV do t’i mbajë dy pozita kryesore shtetërore, i ofrohet LDK-së një ministri më shumë gjatë këtyre dy viteve, me kushtin që po ajo ministri që merret nga VV, po ajo do t’i kthehet kur të bëhet shkëmbimi pas dy vitesh (MPJ)

3. Dhe meqë pas dy vitesh LDK mund ta ketë edhe Presidentin (me mbështetjen e VV-së), por do ta këtë edhe Kryeparlamentarin, atëherë raporti në qeveri kthehet në 6 me 4 për VV (MPJ dhe MPB);

4. Në një formë ky propozim ngërthen edhe propozimin e parë të LDK-së që thoshte se kur LDK do t’i ketë dy pozita kryesore do t’ia jap VV-së një ministri më shumë, edhe propozimin e VV-së se ia jep LDK-së një ministri më shumë meqë i ka dy pozita. Pra, zbatohen të dy propozimet, njëri dy vitet e para (i VV-së), tjetri dy vitet e fundit (i LDK-së).

5. Në fund, meqë Konjufcës do t’i duhet të tërhiqet pas dy vitesh nga Kryeparlamentari, dy vitet e fundit pozita e ministrit të jashtëm dhe zv/kryeministrit do ishte ekuivalenca politike që do ta ruante figurën e tij politike. Asnjë version tjetër i terheqjes eventuale nga pozita e Kryeparlamenarit nuk ja vlen politikisht të bëhet nga ana e VV.

6. Nëse LDK do ta refuzojë ketë ofertë, pa dyshim se në masën më të madhe ajo do ta paguante koston politike e publike te dështimit të koalicionit.

***

Shumë larg syve të mediave, sonte në Prapashticë është duke u zhvilluar një takim i fshehtë në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga burime të sigurta mësohet se qysh para disa orësh në shtëpinë e Isa Mustafës janë mbledhur dy subjektet politike, bashkë me krerët e tyre, Mustafën dhe Kurtin, duke negociuar për një marrëveshje përfundimtare, si përpjekje e fundit e tyre.

Nuk dihet nëse LDK-ja do të dorëzohet sonte përballë presionit publik të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka bërë përpjekje që ta dominoi tërë debatin rreth negociatave të tyre.

Zyrtarisht, sërish përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë deklaruar se nuk do të lejojnë të dorëhiqet Glauk Konjufca nga pozita e kryeparlamentarit, kurse LDK-ja e kishte kushtëzuar vazhdimisht pozitën e kryeparlamentarit dhe presidentit, si dhe ndarje të barabartë të ministrive, si opsion për arritjen e marrëveshjes mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat