Kujtim Shala ka një thirrje publike për Albin Kurtin, kështu mund të arrihet marrëveshja

Aktuale

Kujtim Shala ka një thirrje publike për Albin Kurtin, kështu mund të arrihet marrëveshja

Më: 24 janar 2020 Në ora: 22:45
Kujtim Shala

Anëtari i kryesisë së LDK-së Kujtim Shala, tha se Lëvizja Vetëvendosje ka gabuar me votimin e Kryeparlamentarit.

Sipas tij, VV-ja është dashur të pres edhe disa ditë, pasi që ajo pozitë është dashur t’i ipet LDK-së, në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Ne jemi të propozimi i parë, ne po kërkojmë që të reflektohet vullneti i popullit. Ai ka qenë një hap i Vetëvendosjes dhe ne e kemi mbështetur. Kandidati i Vetëvendosjes u votua pa marrëveshje, por ne kishim një zotim që të votohet kandidati nëse propozohet nga ta. Lëvizja Vetëvendosje nuk është dashur ta propozonte kandidatin, është dashur të pres”, u shpreh ai.

Disa javë pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si Kryeparlamentar, Shala tani thotë se e gjithë situata është bllokuar tek ky funksion, nga i cili pret që VV-ja të heq dorë, ndryshe është e pa kuptimt sipas tij që të mos arrihet marrëveshja pas tre muajsh negociata.

“Heqja dorë nga mandatari i Kuvendit po qëndron në mes. Nuk ka kuptim të negociosh për muaj të terë dhe të mos arrish të përmbyllesh marrëveshje”, ka thënë Shala.

Tutje, i pyetur për komunikimin e tij me nënkryetarin e VV-së Besnik Bislimi, Shala ka mohuar se i ka thënë se do ta detyrojnë të arrihet marrëveshja.

“Nuk kam qenë pjesë e ekipit negociues të LDK-së dhe nuk i njoh të gjitha detajet brenda negocimit dhe mendoj se detajet se kanë asnjë kuptim nëse nuk finalizohet marrëveshja. Rrëfimet po duken si tip karikature e atij procesi. Duke dhënë detaje qoftë edhe të sakta e demtojnë procesin. Një marrëveshje e finalizuar i zhbën të gjitha detajet e negocimit.
Tani unë nuk kam pasur asi forme të komunikimit”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat