Paralajmëron Beqaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të sjell pasoja

Aktuale

Paralajmëron Beqaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të sjell pasoja

Më: 24 janar 2020 Në ora: 23:09
Behlul Beqaj

Profesori i Shkencave Politike, Behlul Beqaj thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi mund të sjell pasoja.

Beqaj tha se nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshjeje ku mund të prekën edhe kufijtë e Kosovës.

Kjo sipas tij pasi mënyra se si po vepron Administrata e Trump po e vë Kosovën, por edhe Serbinë para aktit të kryer.

Por, siç thotë Beqaj kjo do të ketë pasoja më shumë për Kosovën, për shkak të prekjes së kufijve.

Beqaj vlerësoi se SHBA po merr vendime të njëanshme për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

“E konsideroj si jonormale që SHBA të jep garancione për Kosovën dhe Serbinë për përafrim në BE, pasi që kjo e fundit nuk po njoftohet nga SHBA për proceset të cilat po zhvillon në raport me Kosovën dhe Serbinë”, theksoi Beqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat