Zbulohet origjina e linjës ajrore dhe hekurudhore, analisti Vela përmend edhe Listën Serbe

Aktuale

Zbulohet origjina e linjës ajrore dhe hekurudhore, analisti Vela përmend edhe Listën Serbe

Nga: N.H Më: 25 janar 2020 Në ora: 11:14
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Analisti politik, Blerim Vela, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka zbuluar disa detaje të reja rreth origjinës së krijimit të linjave ajrore mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Velës, çështja e fillimi të linjës ajrore dhe hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë njëri ndër 9 kushtet e Listës Serbe për të hyrë në qeverinë me LDK-në dhe PDK-në në vitin 2014.

Ai gjithashtu tregon se këto dy parti atë botë ishin pajtuar të realizojnë kërkesat e Listës Serbe, dhe kështu edhe ishte formuar qeveria mes këtyre subjekteve.

Ja shkrimi i tij:

Image
Blerim Vela

Origjina politike e krijimit te linjave ajrore dhe hekurudhore mes Kosoves dhe Serbise

Ceshtja e fillimi te linjes ajrore dhe hekurodhore mes Kosoves dhe Serbise ka qene njeri nder 9 kushtet e Listes Srpska per te hyre ne qeverine me LDK dhe PDK me 9 dhjetor 2014.

Ne ate kohe, LDK dhe PDK u paten pajtuar te realizojne kerkesat e Listes Srpska dhe paten formuar qeverine e per bashket. Kjo ceshtje pastaj eshte trajtuar ne kuader te dialogut Kosove-Serbi ne Bruksel, dhe se fundmi u jetesua me ndermjetesimin e Ambasadorit Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat