Haradinaj: Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë Turqisë

Aktuale

Haradinaj: Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë Turqisë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 12:11
Turqi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pas tërmetit në Turqi, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave, si dhe u ka dëshiruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike.

“Me shqetësim mora lajmin për tërmetin që goditi qytetin Elazig të Turqisë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje. Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja. Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat