Mustafa: T’i ndalin orekset ata që patën pushtet 20 vjeçar në PDK

Aktuale

Mustafa: T’i ndalin orekset ata që patën pushtet 20 vjeçar në PDK

Më: 25 janar 2020 Në ora: 12:19
Qemajl Mustafa

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), para dy dite, zgjodhi strukturën e re drejtuese të partisë.

Vend në të, si edhe herave të kaluara, iu bë figurave të kahmotshme të kësaj partie. Veçse kësaj here, hapësirë, u rezervua edhe për disa prej emrave më të rinj si: Migjen Kelmendi dhe Eliza Hoxha.

Ngjashëm nuk u veprua edhe me anëtarët e regjionit të Anamoravës, të cilët mbetën jashtë organeve drejtuese të PDK-së.

Kjo gjë po i pengon, Qemajl Mustafës, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, një prej komunave të kësaj ane.

Mospërfaqësimin e këtij rajoni brenda partisë të cilës i takon, Mustafa e ka parë si goditje dhe padrejtësi.

I njëjti bëri thirrje qe ata që për 20 vjet kanë pasur pushtet të pakufishëm brenda PDK-së t`i ndalin orekset e tyre.

“Eshtë mirë pak orekset me i fashitë. Për hirë të interesit të përgjitshëm dhe për hirë të asaj që ka bërë Partia Demokratike për ta, për familjet e tyre, për krejt qarkun.  Na jemi lana anash krejt si rajon, prej Kaçanikut deri në Kamenicë, nuk kemi asnjë përfaqësues dhe nuk asnjë deputet bile në kuvendin e Kosovës, po flas prej PDK-së. Dhe në këtë kuptim, tash jemi të goditur edhe më përfaqësim në Kuvend edhe tash në kryesi”, u shpreh ai.

Megjithatë, Mustafa, mbetet optimist se kryetari Veseli do t`u jap hisen që u takon brenda partisë rajonit të Anamoravës, duke emëruar brenda kryesisë dhe ndonjë departamenti, së paku dy anëtarë të kësaj ane.

Në të kundërtën, ish-kryetari i Gjilanit, ka paralajmëruar veprime, për marrjen e të cilave siç thotë ai, do të vendosin me kohë.

“Lideri i partisë është plotësisht koshient në veprimet e veta dhe unë besoj shumë që në një takim të afërt që kemi me pas me kryesinë në Gjilan dhe me kryesitë tjera në Anamoravë, ai ka me shpjeguar qendrimin e vetë dhe ka me akomoduar dikë të Anamoravës. Përndryshe nëse kjo nuk ndodh, natyisht që do të kemi reaksione të ligjshme”, deklaroi ai në një intervistë për “Front Online”.

Ish -kryetari i Gjilanit i cilësoi si dy epoka krejtësisht të ndryshme kohën kur dikur Thaçi udhëheqte me PDK-në dhe kohën kur tani Kadri Veseli udhëheqë me të.

Ka thënë se Kadri Veseli, ndonëse nuk ka arritur t`i fitojë zgjedhjet e fundit, ai duhet të mbetet në krye të PDK-së, për shkak se ka stopuar rënien e saj, të nisur, në vitin 2010.

“Kadri Veseli e ka stopuar rënien e PDK-së. Nëse e marrim numrin e votave, në vitin 2014 dhe atehere garonim me 14 parti të vogla nëse ju kujtohet. Nëse e marrim numrin e votave veç si PDK dhe nëse e marrim numrin e votave brenda PAN-it, që ishte mjaft i tkurrur edhe pse fituam, del që Kadri Veseli e ka ruajtur shumë mire votën e PDK-së, sepse kemi rreth 180 mijë të tilla”, deklaroi ai.

Ndryshe, në mbledhjen e saj të parë, PDK-ja, ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat