LDK ngushëllon popullin dhe shtetin turk për viktimat e tërmetit

Aktuale

LDK ngushëllon popullin dhe shtetin turk për viktimat e tërmetit

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:19
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngushëlluar popullin dhe shtetin turk për viktimat e tërmetit të fuqishëm që ka goditur vendin atje.

Komunikata e plotë:

Pas tërmetit në Turqi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shprehë ngushëllime popullit dhe shtetit të Turqisë për viktimat e tërmetit të djeshëm.

Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira.

Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat