Nuk është vetëm Glauku, ky është kryeparlamentari i LDK-së i zgjedhur njëanshëm në vitin 2001

Aktuale

Nuk është vetëm Glauku, ky është kryeparlamentari i LDK-së i zgjedhur njëanshëm në vitin 2001

Nga: N.Sh Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:41
Glauk Konjufca

Pozita e kryeparlamentiarit e cila pas postit të presidentit u bë “mollë sherri” për arritjen e koalicionit LVV-LDK, ka një histori të hershme të zgjedhjes së njëanshme të këtij posti.

LDK-ja po e akuzon LVV-në për shkak se Glauk Konjufca u zgjedh njëanshëm, por Glauku e gëzon atë post falë votave të LDK-së.

Megjithatë, analisti politik Blerim Vela, thotë se historia e njëanshme e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit fillon nga vitit 2001.

Sipas tij, në atë kohë LDK-ja e pat zgjedh Nexhat Dacin.

Ai madje shton se është pikërisht Nexhat Daci kur është zëvendësuar me Kolë Berishën në atë post.

Lexojeni postimin e plotë:

#Fakt

Historia e njeanshme e zgjedhjes se Kryetarit te Kuvendit nuk ka filluar nga ana e LVV me zgjedhjen e Glauk Konjufces ne 2019, por ne vitin 2001 kur u zgjodh Nexhat Daci si propozim i LDK.

Po ashtu, zevendesimi i Kryetarit te Kuvendit gjate mandatit nuk eshte precedent qe fillon me Glauk Konjufcen, pasi qe me heret LDK e pat zevendesuar Nexhat Dacin me Kole Berishen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat