Albin Kurti i relaksuar duke pirë kafe, a i eci mirë mbrëmë me Mustafën? - Bota Sot
Albin Kurti i relaksuar duke pirë kafe, a i eci mirë mbrëmë me Mustafën?

Aktuale

Albin Kurti i relaksuar duke pirë kafe, a i eci mirë mbrëmë me Mustafën?

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:17
Albin Kurti

Gjatë ditës u raportua se kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar një takim të fshehtë që ka zgjatur deri pas mesnatës në përpjekjet e fundit për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Deri më tani as nga VV dhe as nga Lidhja Demokratike nuk kanë folur për këtë takim dhe epilogun e negociatave që kanë rinisur ndërmjet këtyre dy partive.

Me sa duket gjatë ditës së sotme nuk pritet të ketë takim mes këtyre dy partive, pavarësisht se LDK-ja ka vendosur afat ditën e diel, si dita kur duhet të arrihet marrëveshja ose palët të tërhiqen nga bisedimet.

Ndërkohë që publiku ka ende shumë pikëpyetje, kreu i VV-së Albin Kurti gjatë ditës është takuar për kafe me gazetarët nga Shqipëria, Çim Peka dhe  Andi Bejtjën. Është gazetari Çim Peka ai që ka publikuar një fotografi nga takimi me Kurtin.

Kujtojmë se, Albin Kurtit, të mandatuarit për kryeministër, i kanë mbetur vetëm dhe 11 ditë për krijimin e qeverisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat