Vetëvendosje dhe LDK afër marrëveshjes

Aktuale

Vetëvendosje dhe LDK afër marrëveshjes

Më: 25 janar 2020 Në ora: 16:19
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duket se janë afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Burime të medias bëjnë të ditur se në takimin e mbrëmshëm, që është mbajtur në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në periferi të Prishtinës, në Prapashticë, LVV dhe LVV kanë përafruar qëndrimet, duke lëvizura nga poziconet e ngrira, të paraqitura sw fundmi përmes lëtërkëmbimit dhe videove.

Bëhet e ditur se palët tashmë kanë gjetur një zgjidhje kompromisi dhe pothuajse janë dokrduar lidhur me postin e Kryeparlamentarit dhe Presidentit.

Zgjidhja për postin e Kryparalentarit është gjetur përmes rotacionit. Këtë  post do të vazhdojë të mbajë Glauk Konjufca i LVV-së në dy vitet e ardhshme, kurse pas dy vitesh në këtë post do të vijë përfaqësuesi i LDK-së.

Gjithashtu LVV është pajtuar që LDK të propozojë kandidatin e saj për President të vendit, në vitin 2021, kur presidentit Thaçi i skadon mandati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat