Ambasadori amerikan: Po investojmë shumë në dialogun Kosovë-Serbi - Bota Sot
Ambasadori amerikan: Po investojmë shumë në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Ambasadori amerikan: Po investojmë shumë në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 25 janar 2020 Në ora: 16:16
Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, është shprehur optimist se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të nisë së shpejti.

“Sipas mendimit tim, është dëm të humbet e tërë kjo kohë. Shpresojmë se do të vazhdojë së shpejti”, tha Godfrey për agjencinë serbe të lajmeve FoNet.

Sipas tij, presidenti amerikan, Donald Trump, “ka deklaruar qartë se dëshiron që ky të jetë prioritet për SHBA-në dhe për këtë e ka emëruar ambasadorin Richard Grenell si të dërguar të tijin special, e po ashtu e kemi edhe të dërguarin special për pjesën tjetër të Ballkanit, Mattew Palmer”.

“SHBA-ja po investon shumë energji për këtë çështje. Dëshirojmë të shohim që njerëzit në rajon të kuptohen dhe të shohin se përmes interesit të tyre ekonomik ky problem mund të zgjidhet”, ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

Në këtë intervistë dhënë FoNetit, Godfrey ka thënë se presidenti Trump e ka dërguar atë në Serbi për t’i përmirësuar raportet mes dy vendeve dhe të punojë për aq sa mundet në përmirësimin e stabilitetit në rajon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat