Arrihet koalicioni VV-LDK? Deputeti i LDK-së: Puna është mirë

Aktuale

Arrihet koalicioni VV-LDK? Deputeti i LDK-së: Puna është mirë

Nga: A.ZH Më: 25 janar 2020 Në ora: 16:58
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka folur pas kritikave dhe akuzave nga zyrtarët e partive të PAN-it dhe të PSD-së, në lidhje me takimin e mbrëmshëm të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Avdyli ka thënë se sa herë që këta zyrtarë, flasin zi e terr kundër mundësisë së koalicionit të Vetëvendosjes me LDK-në, puna është mirë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, këtyre zyrtarëve po iu dhemb ndryshimi.

Postimi i Avdylit në Facebook:

Si të shihni që politikanët e PAN-it e PSD-së , dhe të "pavarurit " e varur nga ata, të shkruajnë zi e terr e me nervoz ndaj mundësisë së koalicionit VV-LDK, kuptone që puna është mirë. Ndryshimi po iu dhemb shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat