“Albin Kurti po i lutet e po i përgjërohet Isa Mustafës për pushtet” - Bota Sot
“Albin Kurti po i lutet e po i përgjërohet Isa Mustafës për pushtet”

Aktuale

“Albin Kurti po i lutet e po i përgjërohet Isa Mustafës për pushtet”

Nga: N.H Më: 25 janar 2020 Në ora: 17:16
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Analisti politik, Shkodran Ramadani, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur lidhur me marrëdhëniet mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

Ai fillimisht ka kujtuar kohën kur Kurti kishte kërcënuar Mustafën, “Nuk do t’ia falim: rrugës që është nisur Mustafa, do të vijë dita kur nuk do t’i bëjnë punë as pyjet e Prapashticës për t’u fshehur”.

Ndërsa, tani analisti Ramadani thotë se tash lideri i VV-së, Albin Kurti jo veç që e ka falur Isa Mustafën, por tani edhe po i lutet e po i përgjërohet për pushtet.

Ja shkrimi i analistit:

Albin Kurti nje kohe e kercenojke Isen: "Nuk do t’ia falim: rrugës që është nisur Mustafa, do të vijë dita kur nuk do t’i bëjnë punë as pyjet e Prapashticës për t’u fshehur."

Tash jo vec qe e ka fale Isen, po edhe po i lutet e po i pergjerohet per pushtet. Qekjo osht me kalu nga adagio e andante ne allegro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat