Rexhaj zbulon detaje: Ja kur dhe ku do të nënshkruhet koalicioni VV-LDK

Aktuale

Rexhaj zbulon detaje: Ja kur dhe ku do të nënshkruhet koalicioni VV-LDK

Nga: A.ZH Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:13
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, ka thënë se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, ka theksuar se marrëveshja do të nënshkruhet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, përcjell Bota sot.

Rexhaj ka thënë se nuk është pro dhe as kundër këtij koalicioni, por është me SHBA-të.

Postimi i Rexhajt:

Të hënën në ambientet e parlamentit nënshkruhet marrëveshja. E unë as nuk jam për e as kundër!

Po si shtetas Kosove jam me SHBA-në, çlirimtarin tonë ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat