Familjarët e të dënuarëve tek "Syri i Popullit", shprehën të mllefosur, përmendin emrat e Thaçit dhe Veselit

Aktuale

Familjarët e të dënuarëve tek "Syri i Popullit", shprehën të mllefosur, përmendin emrat e Thaçit dhe Veselit

Nga: M.H Më: 25 janar 2020 Në ora: 19:27
Ilustrim/Bota sot

Avni Llumnica është dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata, pasi i gjet fajtorë në akuzat e Prokurorisë në rastin “Syri i Popullit”.

I njëjti pasi ju shpall aktgjykimi ka shpërthyer në akuza të rënda në drejtim të trupit gjykues, duke i sharë dhe fyer.

Avni Llumnica është shpallur fajtor për shkak të dhënies së ndihmës në tentimvrasjen e Azem Vllasit, për shkak të hakmarrjes dhe për veprën penale sulm seksual sa ishte në qendrën e paraburgimit.

Për këto vepra penale Llumnica u dënua me 12 vite burgim dhe iu konfiskua BMË-ja

Në lidhje me dënimin e Llumincës, motra e tij, Mevlude Llumnica, ka reaguar menjëhere pas dënimit të dhënë kundrejtë vëllaut të saj, duke u shprehur që këto janë akuza të pa baza.

Më tej, Lluminca shprehet e mllefosur edhe me Presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së, Veselin, duke i akuzuar për dëshmitë e tyre që i kanë dhënë, “marre kush po na e përfaqëson shtetin”, vazhdon tutje, Lluminca.

E pakënaqur u shpreh edhe gruaja e Sadri Ramabajës, e cila u shpreh që burri i saj po akuzohet për një vepër që nuk e ka bërë dhe po dënohet padrejtësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat